Kreu Ekonomi Cilat janë procedurat për ndërrimin e pronarit të biznesit ne Administraten Tatimore te Kosoves (ATK)?

Cilat janë procedurat për ndërrimin e pronarit të biznesit ne Administraten Tatimore te Kosoves (ATK)?

nga Flamur Berisha

Për të bërë ndryshimin e pronësisë së biznesit, paraprakisht duhet të interesoheni dhe të rregulloni gjendjen tuaj në ATK. Pastaj duhet të aplikoni në ARBK (Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë), të pajiseni me një konfirmim se mund të bëni ndryshimin e pronësisë së biznesit tuaj. Me dokumentin “Konfirmim nga ARBK” duhet të drejtoheni në ATK, gjegjësisht në Zyrën përkatëse Rajonale  të Shërbimit të Tatimpaguesve, ku do të dorëzoni kërkesën për pajisje me Vërtetim tatimor me arsyen “Ndryshim i pronësisë së biznesit”.

ATK, brenda 15 ditëve do të shqyrtoj kërkesën tuaj dhe vetëm atëherë kur të konstatohet se keni përmbushur të gjitha detyrimet tatimore, ju do të keni mundësinë e pajisjes me Vërtetimin Tatimor të lëshuar nga ATK me arsyen “Ndryshimi i pronësisë së biznesit”. Pasi të pajiseni me një vërtetim të tillë, ju brenda 7 ditëve duhet që të prezantoni atë vërtetim në ARBK  dhe aty do të bëni ndryshimin e pronësisë për biznesin tuaj.

Për më shumë informata, ju lutem referojuni Vendimit Shpjegues Publik Nr. 02/2016, i cili gjendet në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org  në linkun Publikime – Shpjegime Publike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni