Kreu Ekonomi Cili është dallimi në mes të biznesit SHPK dhe Biznesit individual ?

Cili është dallimi në mes të biznesit SHPK dhe Biznesit individual ?

nga Flamur Berisha

Dallimi ne mes te Shoqerise me pergjegjesi te kufizuar dhe Biznesit indidual eshte:

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një shoqëri tregtare, e themeluar nga persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar.

Secili ortak gëzon kuotën e tij në shoqëri, në përpjesëtim me kontributin që ka dhënë në kapital. Kapitali i regjistruar i shoqërisë ndahet ndërmjet ortakëve në kuota, sipas këtij raporti. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar mund të ketë një kapital më të vogël se 0 dhe me shume.

Biznesi individual perfaqesohen nga vete personat fizik dhe si te tille jane pergjegjes per te gjitha aktivitetet e afarizmit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni