Kreu Ekonomi Cili është pragu që bizneset duhet të arrijne per t’u tatuar në të ardhura reale

Cili është pragu që bizneset duhet të arrijne per t’u tatuar në të ardhura reale

nga Flamur Berisha

Sipas nenit 35, paragrafit 3 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar afati ligjor për zgjedhjen e biznesit për t’u tatuar në të ardhura reale, citojmë:

3. Tatimpaguesi, sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe ai i cili zgjedh të përgatisë librat dhe regjistrimet e identifikuara në paragrafin 5 të këtij neni, do të kërkohet të përgatisë librat dhe regjistrimet e tilla për periudhën tatimore në të cilën zgjedhja është bërë për së paku tri (3) periudha tatimore pasuese:

3.1. tatimpaguesi që dëshiron të zgjedhë opsionin e përshkruar në paragrafin 5 të këtij neni do të dorëzojë një formular për aplikim në ATK deri më 1 mars të periudhës tatimore në të cilin tatimpaguesi dëshiron të bëjë zgjedhjen dhe se zgjedhja është bërë;

3.2. për tatimpaguesin e ri, deklarata e parë tremujore e dorëzuar do të jetë informatë për ATK-në se zgjedhja sipas paragrafit 5 të këtij neni është bërë.”

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, biznesi i ri, pavarësisht datës së regjistrimit, me deklaratën e parë tremujore obliguese nga data e regjistrimit të biznesit, mund të bëj zgjedhjen për tatuarje në të ardhura reale në baza vullnetare, në të kundërtën e humb të drejtën për tatuarje në të ardhura reale për vitin fiskal aktual, përveç nëse qarkullimi i biznesit (SHPK) në atë vit fiskal kalon shumën prej 30.000€ . nëse qarkullimi i biznesit (B.I. ) në atë vit fiskal kalon shumën prej 50.000€ .

Ju gjithashtu mund të pëlqeni