Kreu Ekonomi Data e faturës është 28 qershor, kurse në DUD data është 3 Korrik. Cila date duhet te deklarohet per qellime te TVSH-së?

Data e faturës është 28 qershor, kurse në DUD data është 3 Korrik. Cila date duhet te deklarohet per qellime te TVSH-së?

nga Flamur Berisha

Sipas nenit 36, paragrafit 1 të Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH, është përcaktuar momenti se kur lind e drejta e zbritjes së TVSH-së së zbritshme, citojmë:

1. E drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme duhet të lindë në kohën kur TVSH-ja bëhet e ngarkueshme. Personi i tatueshëm nuk mund të zbres TVSH-në e zbritshme para periudhës tatimore në të cilën ai i ka pranuar faturat për mallrat apo shërbimet e furnizuara për të ose në të cilën ai ka pranuar deklaratën e doganës për mallrat e importuara.”

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, për qëllime të TVSH-së, regjistrimi dhe e drejta e zbritjes së TVSH-së së zbritshme lind në periudhën tatimore kur keni pranuar DUD-in Doganor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni