Kreu Ekonomi Dënohet ish-kontabilisti i Radio Kosovës, Gjykata vendos t’i konfiskohet shtëpia dhe vetura

Dënohet ish-kontabilisti i Radio Kosovës, Gjykata vendos t’i konfiskohet shtëpia dhe vetura

nga Flamur Berisha

Është shpallur aktgjykimi ndaj Bajram Shehut, ish-shef i kontabilitetit të Radio Kosovës, i akuzuar për dy vepra të përvetësimit në detyrë.

Të njëjtit Gjykata e Prishtinës i ka shqiptuar dënimin plotësues, pasi që Shehu ishte dënuar fillimisht më 18 mars 2019 me 3 vite e 2 muaj burg.

Ndërsa me këtë dënim plotësues Shehut do t’i konfiskohet shtëpia në lagjen “Emshir” dhe vetura “Land Rover”, të përfituara nga vepra penale.

Me shitjen e këtyre aseteve do të bëhet kompensimi i Radio Kosovës, si palë e dëmtuar.

Kujtojmë se më 18 mars 2019 Bajram Shehu ishte shpallur fajtor.

Gjykata e Apelit më 16 maj 2019 kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes së të dënuarit dhe kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.

Ndërsa sa i përket këtij vendimi të Gjykatës së Apelit, mbrojtja e të akuzuarit Shehu, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, kishte bërë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni