Kreu Ekonomi Deri në fund të javës do të përfundojë verifikimi i kërkesave për Pakon Emergjente

Deri në fund të javës do të përfundojë verifikimi i kërkesave për Pakon Emergjente

nga Flamur Berisha

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se deri në fund të kësaj jave do të përfundoj procesi i verifikimit të kërkesave për kompensimin e masave nga Pakoja Emergjente Fiskale. Bajrami ka njoftuar se Komisioni është duke punuar për verifikimin e kërkesave të tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga kjo pako.

“Është lajm i mirë që Komisioni tanimë është në finalizim të verifikimit të të gjitha aplikimeve. Nesër do të përfundoj me verifikimet e të gjitha kërkesave për kompensim të qirasë dhe deri në fund të kësaj jave do të përfundoj edhe me verifikimet, gjegjësisht validimet finale në të gjitha masat”, shkruan Bajrami në Facebook, përcjell Telegrafi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni