Kreu Ekonomi Diskriminimi me kontratat e punës në kohë pandemie

Diskriminimi me kontratat e punës në kohë pandemie

nga Flamur Berisha

Publikimi i Pakos Emergjente së Qeverisë së Kosovës për ndihmë ndaj pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19, solli në pah më shumë se kurrë problemet me të cilat përballen qytetarët e vendit.

Pabarazia sociale e prestigji klasor vetëm se u vërtetuan edhe më shumë gjatë pandemisë.

Një pjesë e të punësuarve në Kosovë përfituan nga ndihmat e Qeverisë, cekur këtu edhe Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Mirëpo, dikush mbeti nën hije: punëtorët e sektorit privat të cilët punojnë edhe pa kontrata pune.

Fillimisht duket të kuptohet fakti që puna pa kontratë paraqet shkelje të ligjit, ngase sipas nenit 10-të të Ligjit të Punës që rregullon marrëdhënien midis punëmarrësve dhe punëdhënësve, parasheh dhe obligon lidhjen e kontratës të shkruar dhe pastaj ajo të nënshkruhet nga punëdhënësi dhe i punësuari.

Ky Ligj ka për qëllim të mbrojë të drejtat e të caktojë detyrimet në marrëdhëniet e punës dhe të sigurojë mbrojtjen në vendin e punës. Dispozitat e tij zbatohen si për punësimin në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Ndër të tjera, ky Ligj parasheh kontratë të shkruar, 40 orë punë në javë, si dhe pushim ditor, javor dhe vjetor.

Nga realiteti në Kosovë shohim se këto kushte të cilat konsiderohen si domosdoshme e themelore për një të punësuar, për punëtorët të cilët punojnë pa kontrata pune konsiderohen epërsi.

Si rrjedhojë e mungesës së kontratës së punës paraqiten disa probleme.

Punëtorët që punojnë në kompani private pa kontrata pune, angazhohen me orare më të gjata krahasuar me ata të sektorit publik, apo ata me kontrata pune.

Pagat shumëfish më të ulwta dhe diskriminuese janë një fakt tjetër që vjen si pasojë e mos lidhjes së kontratës së punës. Mungesa e sigurimit shëndetësor, mosmundësi për qasje në kredi, pushimi i mohuar vjetor janë vetëm disa nga atributet shtesë të punës pa kontratë.

Kryeinspektori i Punës, Ekrem Kastrati ndërtimtaria dhe gastronomia janë sektorët që prijnë me më së shumti të punësuar pa kontrata pune.

Sipas Kastratit, inspektorët janë gjithmonë në teren duke u marr me çështjen e punëtorëve pakontrata.

“Kemi pranuar ankesa nga punëtorët në sektorin private dhe të gjitha janë trajtuar nga inspektorët e punës. Kryejmë inspektime të rregullta sipas planit të punës por bëjmë inspektime edhe sipas ankesës së palëve në teren. Në teren kemi gjithsejtë 38 inspektorë”, tha Kastrati.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni