Kreu Financa Do te mbeshteten bizneset që për shkak të mbylljes nuk kanë arritur ti paguajne bankat

Do te mbeshteten bizneset që për shkak të mbylljes nuk kanë arritur ti paguajne bankat

nga Flamur Berisha

Masa 2. – Ringjallja e Ekonomisë dhe Prodhimit – 108 milionë EUR
Në kuadër të nismës globale për të rindërtuar ekonomitë më mirë se ç’ishin, do të investojmë 108 milionë
euro që do të dedikohen për investime në teknologji e inovacion, prodhim dhe eksport, por pa harruar as
mbështetjen e bizneseve që u goditën më së shumti nga pandemia.


Masa 2.1. – Subvencionimi i kredive investive – 30 mil EUR
2.1.1. Me qëllim të mundësimit të investimeve të reja, të gjitha bizneset prodhuese dhe përpunuese do të
mbështeten nëse marrin kredi për të financuar zgjerimin e kapaciteteve, duke ua subvencionuar deri në 20%
të kryegjësë së kredisë, më saktësisht 10% të kryegjësë në fillim, për të mundësuar një grejs periudhë
fillestare, si dhe 10% tjera në fund të kredisë në rast se janë përmbushur objektivat e investimit.
2.1.2. Bizneset që janë në pronësi të grave po ashtu do të mbështeten nëse marrin kredi për rritje të
kapaciteteve, me deri në 20%, pavarësisht sektorit në të cilin operojnë.
2.1.3. Bizneset që kanë pësuar rënie në të hyra, mirëpo megjithatë kanë ruajtur numrin e punëtorëve, dhe
tani u duhet likuiditet për t’u përgatitur për investime të reja, do t’u mundësohet subvencionimi i 10% të
kryegjësë së kredisë.


Masa 2.2. – Mbështetje bizneseve për qasje në financa – 43 mil EUR
2.2.1. Me qëllim të lehtësimit të qasjes në financim, do të mbështesim Fondin Kosovar për Garanci
Kreditore duke shtuar kapitalin për edhe 40 milionë euro tjera, që do të mundësojnë garantimin e rreth 120
milionë eurove kredi shtesë për bizneset.
2.2.2. Po ashtu, me 3 milionë euro tjera do të subvencionojmë tarifat e Fondit, gjë që do të çlirojë potencial
për edhe 86 milionë euro tjera kredi të garantuara.


Masa 2.3. – Investime në TI dhe Inovacion – 10 mil EUR
7 milionë euro dedikohen për investim në digjitalizim dhe inovacion, duke mbështetur bizneset e vogla dhe
të mesme drejt tranzicionit në epokën digjitale. Gjithashtu, 3 milionë euro do të investohen në parkun e
inovacionit dhe trajnimeve në Prizren (ITP Prizren) për të krijuar një nyje të rëndësishme për zhvillimin e
sektorit të TI-së. Këto investime do të mobilizojnë edhe rreth 4 milionë euro tjera grante nga donatorët.


Masa 2.4. – Mbështetja e Eksportit – 10 mil EUR
Me këtë masë do të mbështeten bizneset prodhuese dhe eksportuese në rritje të cilësisë dhe marrjen e
çertifikimeve të nevojshme. Si pjesë e mbështetjes do të jetë edhe asistenca në dizajnim dhe marketing të
produkteve. Po ashtu, do të mbështetet edhe pjesëmarrja në panaire jashtë vendit.


Masa 2.5. – Ringjallja e fshatit përmes bujqësisë dhe agro-turizmit – 10 mil EUR
Mbështetja e produkteve bujqësore duhet të bëhet edhe përtej prodhimit. Me anë të kësaj mase do të
investohet në krijimin e infrastrukturës dhe parakushteve për zhvillimin e agroturizmit nëpër fshatrat tona.
Kjo përfshin edhe mbështetjen për investime që do të mundësojnë shndërrimin e shtëpive të fshatit në
bujtina që mund të presin mysafirë.


Masa 2.6. – Rikuperimi i hotelerisë dhe bizneseve të mbyllura – 5 mil EUR

Me këtë masë do të mbështeten bizneset të cilat kanë pësuar më së shumti gjatë pandemisë dhe për shkak
të mbylljes nuk kanë arritur të kryejnë detyrimet që kanë pasur ndaj institucioneve shtetërore dhe bankave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni