Kreu Ekonomi Durmishi: shteti e shiti pronën 50 euro, e blen 5000 dhe e jep me qera 50 centë për ari

Durmishi: shteti e shiti pronën 50 euro, e blen 5000 dhe e jep me qera 50 centë për ari

nga Flamur Berisha

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka akuzuar qeverisjet e kaluara për zhvatje të shtetit.

Durimishi përmes një reagimi në Facebook ka dhënë një shembull që sipas tij ata e kanë shfrytëzuar për tu pasuruar me taksa të qytetarëve.

Ai shkruan se shteti e shet pronën 50 euro ari përmes privatizimit, pastaj e blenë të njëjtën pronë me 5000 euro ari përmes shpronësimit dhe krejt në fund e jep me qera të njëjtën pronë me 50 cent për ari.

Shkrimi i plotë:

U pasuruan duke e zhvatur e shkatërruar shtetin. Nuk lanë gjë pa bërë në dëm të shtetit. Kur e mendoj nganjëherë habitem se si qëndron ende në këmbë kur nuk kanë lënë rast pa e shfrytëzuar për tu pasuruar me taksa të qytetarëve tonë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni


Get kontabilisti chat group | Goto kontabilisti website