Kreu Financa E fundit: Në këtë ditë në kuvend do të diskutohet për ligjin e pagave

E fundit: Në këtë ditë në kuvend do të diskutohet për ligjin e pagave

nga Flamur Berisha

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën nga ora 11:00, ku ndër pika të tjera të rendit të ditës do të jetë edhe diskutimi për Ligjin e Pagave.

Kështu u mor vendim gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 13 dhjetor.

“Seanca e radhës do të mbahet të hënën nga ora 11:00”, tha Tahiri para medieve.

Ndërkaq, shefi i GP, të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh i kënaqur se gjatë kësaj seance do të diskutohet për Ligjin e Pagave në sektorin privat.

“Në këtë seancë do të diskutohet një çështje shumë e rëndësishme, atë të Pagave në sektorin publik. Mendoj që ky debat po vjen në kohë të duhur, para miratimit të buxhetit që do të ndodh më 22 dhjetor dhe shpresojmë që ky debat përmes një rezolute që ne do ta ngrisim përmes amandamentit që ne  kemi bërë për pagat në sektorin publik, të realizohet dhe me 22 të buxhetohet Ligji i Pagave, në mënyrë që më së largu deri më 1 mars të hyjë në funksion Ligji që rregullon pagat në sektorin publik”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni