Kreu Financa E fundit: Propozohet qe nga trusti te tërhiqen perseri 20%-30% te kursimeve!

E fundit: Propozohet qe nga trusti te tërhiqen perseri 20%-30% te kursimeve!

nga Flamur Berisha

Sipas një burimi të besueshëm mbrenda kabinetit të Kryeministrit Kurti, Qeveria e Kosovës është duke përgaditur pako financiare që t’iu dilet në ndihmë qytetarëve të Kosovës me qëllim të përballimit t’rritjes së çmimeve.

Rritja e çmimeve në nivel global, sidomos për artikujt elementar, që është duke ndodhur, ka përfshi në mas të madhe edhe Kosovën.

Kosova, edhe ashtu në nivel të ulët ekonomik, kjo ngritje e çmimeve ka filluar të ndihet me të madhe në xhepin e qytetarit, ku do të jetë e vështirë të përballohet kjo situatë.

Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e Kryeministrit Kurti, duke pare situatën që do të rëndohet edhe më shumë, është duke shqyrtuar mundësinë, që përmes Trustit Pensional të Kosovës, t’iu mundësoj qytetarëve të tërheqin një sasi të hollave që i kanë të grumbulluara në këtë fond.

Sipas burimit që kemi mbrenda kabinetit të Kryeministrit Kurti, po thuaj kjo qështje është e mbyllur, por vetëm ështu duke u diskutuar shuma që  do të tërhiqet ku është propozuar shuma 20 ose 30%.

E gjithë kjo mbetet të shifet gjatë muajit dhjetor të këtij viti, kur edhe është planifikuar të miratohet kjo pako financiare./ABC News Kosova Link:

Ju gjithashtu mund të pëlqeni