Kreu Financa E fundit: Qeveria miraton masat e reja (shiko ketu)

E fundit: Qeveria miraton masat e reja (shiko ketu)

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër COVID-19.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se situata epidemiologjike stabile bën që të ketë rekomandim për lehtësimin e masave.

“Ne jemi në situatë që të kërkojmë nga qeveria që lehtësojmë masat. Masat e përcaktuara me këtë vendim shërbejnë që situata epidomiologjike të mbahet nën kontroll”, tha Latifi.

Ndërkaq, kryeministri Kurti tha se masat e reja do ta lehtësojnë edhe më shumë jetën e qytetarëve.

Të njëjtat nuk janë bërë ende të ditura teksa pritet të publikohen pas mbledhjes së Qeverisë. /Lajmi.net/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni