Kreu Ekonomi E KONFIRMUAR: Shuma që do tu shpërndahet biznesëve është 106 milion euro

E KONFIRMUAR: Shuma që do tu shpërndahet biznesëve është 106 milion euro

nga Flamur Berisha

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi në debatin për rimëkëmbjen ekonomik në “KALLXO Pernime”, ka thënë se 106 milionë euro do të ndahen për bizneset, por sipas tij këto para nuk do të shpenzohen tash.

“Nuk ka asnjë masë që do të fillojë të impelementohet që ka me pas qasje subjektive kushdoqoftë”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka folur për masën e parë e cila do të zbatohet për të vetëpunësuarit.

“Masa e parë që do të zbatohet është që të vetëpunësuarit të cilët nuk kanë përfituar padrejtësisht për shkak të një kufizimi që ka qenë, ata janë kategoria që më së shumti janë dëmtu e nuk kanë përfituar”, ka thënë Kransiqi.

Ai tutje ka thënë se janë rreth 21 mijë të vetëpunësuar në Kosovë, të ciltë duhet të barazohen me të gjithë të tjerët të cilët i kanë fituar nga 290 euro”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa për bizneset Krasniqi ka thënë se është duke u përgaditur plani.

“Për biznese brenda planit që jemi duke përgaditur duhet që shpejt të marrim informatat për të hyrat dhe shpezimet dhe vendos Qeveria cilat masa, nuk e di, duhet me pritë me marr vendimin qeveria me 106 milionshin”, ka thënë Krasniqi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni