Kreu Ekonomi Edhe sa ditë kanë afat bizneset qe ti paguajne tatimet ne menyre qe tiu falen ndeshkimet nga ATK!

Edhe sa ditë kanë afat bizneset qe ti paguajne tatimet ne menyre qe tiu falen ndeshkimet nga ATK!

nga Flamur Berisha

Me sponzorim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për të lehtësuar ushtrimin e aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesëve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19. Përmes këtij vendimi:- Shtyhet bllokimi i llogarive bankare për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), deri më datë 30.04.2021; – Lirohen llogaritë e bllokuara të të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore ndaj ATK-së, deri më 30.04.2021; – Hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore të pashlyera në ATK, nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021. Heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit nëse: – Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit dhe interesit;- Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste; – Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin dhe interesin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni