Kreu Ekonomi Ekzekutohen “pagat e 13-ta” për punëtorët e ketijë institucioni

Ekzekutohen “pagat e 13-ta” për punëtorët e ketijë institucioni

nga Flamur Berisha

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se Kuvendi dhe Presidenca e Kosovës  kanë ndarë para për punëtorët e tyre për fundvit.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se këto dy institucione kanë ndarë nga 500 deri në 600 euro për punëtorë.

“A mund te pritet qe dhe stafit tjetër publik, sektorit privat dhe qytetareve qe kane paga te “larta” do t’i ndajnë nga 1000 euro ?”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Lulëzim ekonomik për Kuvend e për Presidence të Republikës së Kosovës

Nuk po dije asgjë, unë nuk paskam kuptu e dëgju se në Kosove tani kemi rritje dhe lulëzim ekonomik. Nuk po e kuptoj si dikush ka humbur vendet e punës, si dikush nuk ka marr page fare këtë vit. Dy institucionet kryesore ne vend, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Presidenca e Kosovës këtë e paskan kuptuar sepse tani për festa te fund vitit po ndajnë krahas pagave te tyre te “ulta” edhe nga një shtese rreth 500-600 euro. A mund te pritet qe dhe stafit tjetër publik, sektorit privat dhe qytetareve qe kane paga te “larta” do t’i ndajnë nga 1000 euro ?.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni