Kreu Ekonomi Emërohet Ministri i ri i Financave!

Emërohet Ministri i ri i Financave!

nga Flamur Berisha

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka liruar sot nga detyra e Ministres së Financave, Hykmete Bajramin, pas kërkesës së kësaj të fundit, raporton Express.

Në vend të Bajramit, me këtë ministri do të udhëheq zëvendësministri Agim Krasniqi.

Express ka siguruar vendimin e Qeverisë ku thuhet se Krasniqi është emëruar Ministër në detyrë i Ministrisë së Financave.

Ndryshe, në letrën e dorëheqjes që ka siguruar Express, të cilën Bajrami ia ka dërguar Kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, ajo ka shkruar se arsyeja e dorëheqjes është personale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni