Kreu Ekonomi Emrat e 11 deputetëve që pezulluan punën si profesorë në UP

Emrat e 11 deputetëve që pezulluan punën si profesorë në UP

nga Flamur Berisha

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, ka kërkuar nga anëtarët e stafit akademik të certifikuar si deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në një afat të përcaktuar kohor, të deklarohen për përcaktimin e tyre për pozitën e deputetit të Kuvendit, apo për punën e mësimdhënësit në UP.

E, pas deklarimeve të mësimdhënësve për funksionin e deputetit, Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim për pezullim të vendit të punës si profesor në UP për 11 deputetë.

Zyra për media e Universitetit të Prishtinës në një përgjigje për Telegrafin ka treguar se cilët janë mësimdhënësit të cilët janë përcaktuar për funksionin e deputetit dhe që iu është pezulluar kontrata e punës me UP-në.

Lista e mësimdhënësve të cilët janë përcaktuar për funksionin e deputetit të Republikës së Kosovës, të cilëve iu është pezulluar kontrata e punës me UP-në janë:

1. Prof. dr. Enver Hoxhaj
2. Prof. ass. dr. Ardian Kastrati
3. Prof. ass. dr. Ardian Gola
4. Ass. dr. Fitim Uka
5. Prof. dr. Kujtim Shala
6. Prof. dr. Avdullah Hoti
7. Prof. ass. dr. Hikmete Bajrami
8. Ass. Eliza Hoxha
9. Prof. asoc. dr. Ferat Shala
10. Prof. asoc. dr. Shemsedin Dreshaj
11. Prof. ass. dr. Albena Reshitaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni