Kreu Ekonomi Fillimisht duhet të shikoni se a po i merrni 290€ nga fondi prej 6.5 milion euro. Pastaj të bëni ankesen!

Fillimisht duhet të shikoni se a po i merrni 290€ nga fondi prej 6.5 milion euro. Pastaj të bëni ankesen!

nga Flamur Berisha

Komisioni i Ankesave i themeluar me vendimin e Ministrisë së Financave për shqyrtimin e ankesave të tatimpaguesve lidhur me ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarve nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, njofton tatimpaguesit se ka pranuar mbi 4,000 (katër mijë) ankesa të adresuara në postën elektronike ankesa.mf@rks-gov.net, lidhur me ekzekutimin e mjeteve buxhetore prej gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,0000.00 €), sipas vendimit nr. 10/33 të datës 28 shtator 2020.

Kerkesa jone eshte kjo:

Pas ekzekutimit të plotë të mjeteve buxhetore sipas vendimit nr. 03/59, nëse vlerësoni se i plotësoni kriteret dhe nuk jeni përfitues i subvencionit, atehere na dërgoni ankesën tuaj në adresën: ankesa.mf@rks-gov.net, brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e nxjerrjes së njoftimit të veçantë lidhur me ekzekutimin e plotë të mjeteve buxhetore. Ankesa duhet domosdoshmërisht të përmbajë numrin unik identifikues të tatimpaguesit apo në rast se tatimpaguesi nuk posedon numrin unik identifikues, duhet të përmbajë numrin fiskal.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni