Kreu Ekonomi Fondi i Kursimeve me njoftim te rendesishem per terheqjen e mjeteve nga Trusti!

Fondi i Kursimeve me njoftim te rendesishem per terheqjen e mjeteve nga Trusti!

nga Flamur Berisha

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar të gjithë kontribuesit që s’kanë aplikuar ende për tërheqjen e 10 përqindëshit, se kanë afat të aplikojnë vetëm deri më 6 prill.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trusti ka bërë me dije se pas kësaj date nuk mund të aplikohet për tërheqjen e kursimeve.

 “I njoftojmë të gjithë kontribuuesit që nuk kanë aplikuar për tërheqjen e 10%-shit se më datë 6 prill 2021 përfundon afati për aplikim.  Uebfaqja për aplikim është: www.trusti10.org. Siç e ka përcaktuar ligji, pas 6 prillit 2021 nuk do të mund të aplikohet për tërheqjen e 10%-shit”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/TrustiPensional/posts/3894685107285153

Ju gjithashtu mund të pëlqeni