Kreu Ekonomi Ftohen bizneset të aplikojn për grand në Ministrine e Zhvillimit Rajonal

Ftohen bizneset të aplikojn për grand në Ministrine e Zhvillimit Rajonal

nga Flamur Berisha

Afati i fundit për aplikim është 15 Mars 2021, në ora 16:00.Granti do të ndahet në dy Lot, si vijon:

Loti 1 – Start-up;Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi minimumi 500.00 € deri në 7,000.00 € të dëshmuara nga ATK 2020);

Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi minimumi 7,000.00 € deri në 15,000.00 € të dëshmuara nga ATK 2020)

Loti 3 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi mbi15,000.00 – 500,000.00 € të dëshmuara nga ATK 2020)

Sqarim:Ndërmarrjet mikro dhe te vogla kategorizohen si në vijim:
1. Ndërmarrjet mikro prej 0-9 punëtor;
2. Ndërmarrjet e vogla prej 10-49 punëtor.Shumat e granteve

Çdo grant i kërkuar sipas kësaj Thirrjeje për Propozime duhet të jetë brenda shumave vijuese minimale dhe maksimale:
Loti 1 – Start-up Nga 1,000.00 € deri në 5,000.00 €;
Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla Nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 €;

Masa 15:
Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla Nga 5,000.00 € deri në 10,000.00 €;
Loti 3 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla Nga 10,000.00 € deri në 15,000.00 €; Secili grant i kërkuar sipas kësaj Thirrjeje për Propozime duhet të jetë brenda përqindjeve minimale dhe maksimale të kostos totale të kualifikueshme për veprim:
Për të gjitha lotet, përqindja e bashkëfinancimit nga aplikantët duhet të jetë nga 10% deri në 40%, gjithashtu kontributi në natyrë nuk konsiderohet bashkëfinacim.

Shuma që kërkohet nga Autoriteti Kontraktues nuk mund të jetë nën 60% e kostos totale të projekt.

Ministria e Zhvillimit Rajonal

Ju gjithashtu mund të pëlqeni