Kreu Biznes Ftohen bizneset te aplikojne për grande nga MZHR

Ftohen bizneset te aplikojne për grande nga MZHR

nga Kontabilisti

Ministria e Zhvillimit Rajona
Thirja për propizime: Skema e Granteve „Programi për Zhvillimi Rajonal të Balancuar“ PZHRB 2022, Start-up dhe Biznes ekzistues Lot I dhe Lot II.

Afati për dorëzimin e aplikacionit:
Nga 14 Mars 2022 deri më 13 Prill 2022 ora 16:00

Synimet e Thirrjes për Propozime
Synimi i përgjithshëm – zhvillimi socio-ekonomik rajonal i balancuar përmes zhvillimit të ndërrmarrësisë në Rajonet zhvillimore të Kosovës.
Synimet specifike të kësaj Thirrje për Propozime janë:
1) Zvogëlimi i papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës, me theks të veqantë për të rinjtë;
2) Përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje;
3) Përkrahja e bizneseve që kontribojnë në zëvendësimin e importeve.

Përkrahja financiare e ofruar nga Atoriteti Kontraktues:
Shuma totale: 1,373,000.00 Euro.

Kategorite e Aplikantëve:
1) Start-Up Ide,
2) Lot 1 Biznese Ekzistuese – kanë të drejtë aplikimit sektorët dhe veprimtaritë pa përjashtim,
3) Lot 2 Biznese ekzistuese – të drejtë aplikimi kanë vetëm bizneset që segment të veqant kanë prodhimin.

kriteret e Alikanteve konform ATK-së

Lot 1 – Start Up – ky Lot i dedikohet ideve të bizneset të cilat uk janë ende të rregjistruara si biznese.
Lot 1 – Biznese ekzistuese – duhe të kenë qarkullim prej 2,000.00 Euro deri në 10,000 Euro nga viti i fundit 2021 të dëshmuara nga ATK,
Lot 2 – Bizneset ekzistuese – duhe të kenë qarkullim prej 10,000.01 Euro deri në 300,00.00 Euro nga viti i fundit 2021 të dëshmuara nga ATK.

Shuma e GranteveL
1) Start-Up Ide – nga 2,000.00 Euro deri në 5,000 Euro
2) Lot 1 Biznese Ekzistuese – nga 5,000.01 Euro deri në 10,000.00 Euro,
3) Lot 2 Biznese ekzistuese – nga 10,000.01 Euro deri në 20,000.00 Euro.

Alokimi Financiar:
Granti :
Minimum: 60% e kostove totale të kualifikueshme
Maksimum: 90% e kostove totale të kualifikueshme
Bashkefinancimi
Minimum: 10% e kostove totale të kualifikueshme
Maksimum: 40% e kostove totale të kualifikueshme

Llojet e Investimeve te Pranueshme:
1) Iinvesitme ne asetë të prekshme – makina, paisje, linja prodhimi, softëer – deri në 90% e kostove totale të kualifikueshme;
2) Trajnimi i specializuar – në lidhje me trajnime për përdorim të paisjeve apo teknologjisë së re – nuk mund të kaloj më shumë se 5% e kostove totale të kualifikueshme
3) Aktivitete të marketingut – pjesëmarrja në panaire, zhvillimi i ëebfaqeve, promovimi i produkteve – nuk mund të kaloj më shumë se 5% e kostove totale të kualifikueshme.

Suksese.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni