Kreu Ekonomi Ftohen bizneset ti verifikojnë llogarite bankare në sistemin EDI sepse ka filluar ekzekutimi i mjeteve prej 290€

Ftohen bizneset ti verifikojnë llogarite bankare në sistemin EDI sepse ka filluar ekzekutimi i mjeteve prej 290€

nga Flamur Berisha

Fillon ekzekutimi i masës për të vetëpunësuarit.

Pas aprovimit të vendimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 21.01.2021, lidhur me mbështetjen e sektorit privat – të vetëpunësuarit, kemi kënaqësinë të njoftojmë se sot, datë 29.01.2021 jane ekzekutuar pagesat e para për 13,294 biznese, që punësojnë 15,612 individ, në vlerë totale prej mbi 4.5 milion euro.
Masa për të vetëpunësuarit përfshinë gjithësej 19,826 biznese, që punësojnë 22,222 punëtor dhe në vlerë totale 6.45 milione euro.
Me kete rast, bëjmë ftesë që bizneset të cilat ende nuk kanë përditësuar llogaritë e tyre në EDI sistemin e ATK-së, të bëjnë këtë sa më parë, që të mund të përfitojnë nga masa, nëse plotësojnë kushtet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni