Kreu Ekonomi Ftohen të gjithë qytetarët të aplikojne per grande. Apliko ketu!

Ftohen të gjithë qytetarët të aplikojne per grande. Apliko ketu!

nga Flamur Berisha

Help Kosovo shpall thirrje për aplikim për grante në formë të pajisjeve për qytetarët në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”, të drejtë aplikimi kanë qytetarët nga komunat partnere:

  1. Komuna Klinë – 30 grante;
  2. Komuna Malishevë – 25 grante;
  3. Komuna Rahovec – 25 grante;
  4. Komuna Skënderaj – 20 grante;
  5. Komuna Dragash – 20 grante;
  6. Komuna Kamenicë – 20 grante;
  7. Komuna Shtime – 20 grante.

Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe komunat partnere ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo.
Format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: http://www.help-kosovo.org.
Qëllimi është krijimi i mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, përfshirë masat e rimëkëmbjes nga Covid-19 në mënyrë që të mundësojë përfshirjen e tyre dhe prosperitetin shoqëror.

Fokusi i aktiviteteve është në krijimin e vendeve të punës përmes krijimit të bizneseve të reja dhe ofrimit të mbështetjes për ato ekzistuese të prekura nga COVID-19.
Përkrahja do t’u ofrohet grupeve të cënueshme shoqërore përfshirë këtu gratë, të rinjt, anëtarët e komuniteteve jo-shumicë, personave me aftësi të kufizuara etj.
Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000.00 Euro në formë te pajisjeve, jo para të gatshme.

Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen brenda afatit të caktuar.
– Me postë në adresën: Help Kosove, Fahu postar Nr. 23; 10.000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
– Ose përmes adresës elektronike  apply@help-kosovo.org
– Dhe përmes web faqes http://apply.help-kosovo.org/

Data e fundit për aplikim është 31 Tetor 2021, ora 16:00, aplikimi fillon zyrtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni