Kreu Biznes Furrat në gjilan po perfitojne nga kriza. Shoqata e Mullisteve thote se nuk ka rritje të çmimit të miellit.

Furrat në gjilan po perfitojne nga kriza. Shoqata e Mullisteve thote se nuk ka rritje të çmimit të miellit.

nga Kontabilisti

hoqata e Mullistëve në Kosovë ka thënë se aktualisht në Kosovë nuk ka rritje të çmimit të miellit.

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan, nëpër disa furra ka pasur ngritje të çmimit të bukës deri në 60 centë.

Në lidhje me këtë, kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu ka thënë se furrat individualisht e rrisin çmimin e bukës.

Nuk ka rritje të çmimit të miellit, në të kundërtën bile ka ulje të çmimit. Nuk presim të ketë diçka që duhet me u shqetësu, e tash që furrat individualisht kanë rritur çmimet është diçka tjetër. Unë nuk mundem me folë për bukën, por vetëm për miellin”, ka thënë Zejnullahu.

Ai bëri të ditur se vendi jonë aktualisht është shumë mirë sa i përket rezervave të grurit.

“Ka rezerva të grurit mjaftueshëm aktualisht në Kosovë për deri më 31 dhjetor, jemi në gjendje shumë të mirë të rezervave e të sasive”, tha ai.

Në ndërkohë, Inspektoriati i Tregut ka thënë se do të hetohet rritja e çmimit të bukës, në qytetin e Gjilanit./kallxo.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni