Kreu Ekonomi Gastronomët protestë të hënën, pas paralajmërimeve për shtrëngim të masave

Gastronomët protestë të hënën, pas paralajmërimeve për shtrëngim të masave

nga Flamur Berisha

Gastronomët për të hënën kanë paralajmëruar një marsh-proteste në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar masat për mbyllje të bizneseve, për heqjen e dënimeve dhe subvencionimin e pagave si dhe qirave për shkak të pandemisë COVID-19.

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e gastronomëve të Kosovës në një konferencë për media tha se sot kanë mbajtur një mbledhje emergjente, për kundërshtimin e masave antiCOVID-19.

“Rritja e numrit të të prekurve me COVID-19, është si pasojë e fushatës zgjedhore nga partitë politike dhe gastronomët nuk janë fajtorë. Kanë mbyllur sallat për dasma, dhe i kanë hapur vetë në fushatë për kalkulime politike”, tha ai.

Kllokoqi tha se të hënën do të mbajnë një marsh në sheshin “Nënë Tereza”, me kërkesat për faljen e dënimeve dhe kundërshtimin e masave antiCOVID, si dhe kompensimin e pagave dhe qirave./kp/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni