Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, në vitin 2020 ka pasur më pak kërkesa për shuarje biznesi, se sa në tri vitet paraprake.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020 janë regjistruar rreth 10 mijë biznese të reja. Njohësit e fushës së ekonomisë konsiderojnë se kërkesat e vogla për shuarje në kohë pandemie janë rezultat i përpjekjeve nga vetë kompanitë për ruajtjen e stabilitetit ekonomik.
Gjatë dy muajve të parë të këtij viti mbi 200 biznese kanë kërkuar të shuhen në Kosovë, ndërsa gjatë vitit 2020, që njihet si vit i pandemisë, janë regjistruar rreth 10 mijë biznese të reja. Kështu ka bërë të ditur për Radio Kosovën drejtoresha e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Nexhmije Selimi.
“Gjatë këtij dy mujori, pra në muajin janar dhe shkurt të vitit 2021, janë shuar 251 biznese, ndërsa gjatë vitit 2020 janë shuar 1356 biznese, kurse janë regjistruar 9 mijë e 807 biznese të reja”.
Selimi tha se numri i kërkesave për shuarjen e bizneseve ka qenë shumë më i madh gjatë vitin 2019, kur nuk ishte problemi i pandemisë. Sipas Selimit, në vitin 2020 janë shuar rreth 500 biznese më pak sesa në vitin paraprak