Kreu Ekonomi Haradinaj kërkon nga Qeveria Kurti pako për bizneset

Haradinaj kërkon nga Qeveria Kurti pako për bizneset

nga Flamur Berisha

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Haradinaj ka dhënë disa këshilla për Qeverinë Kurti. 

Ndër të tjera, ai ka thënë se duhet të hiqet ora policore, duhet të hapet restorantet, të lejohen dasmat pasi që sipas tij sallat e dasmave zënë vend pothuajse sa zë vend salla e parlamentit të Kosovës.

“Të fokusoheni te sigurimi i vaksinave, jo me origjinë të dyshimtë. Mos humbni kohë ju lutem. Bëni kujdes që të siguroni edhe ilaqet për pacientët me Covid. E shoh si tejet të rëndësishme që të bëhet kujdes me ekonominë. Siguroni pako financiare për të prekurit nga pandemia. Të keni një plan të vazhdueshëm për lehtësira fiskale dhe nxitje për bizneset që të ruhen vendet e punës. Të ndërprehet menjëherë presioni për bizneset dhe gjobat për qytetarët. Nuk është e rrguës që të ndëshkohen qytetarët në kohë pandemie.

Mos lejoni zbritjen e pagave, për pensionistët dhe shtresat e tjera. Pandemia po vazhdon dhe duhet të vazhdohen edhe shtesat. Përkrahni komunat, mos ua heqni projektet zhvillimore e kapitale. Hapne gastronominë, lejoni sallat e dasmave, as salla e dasmave nuk është më e madhe se sa salla e Kuvendit. Heqni orën policore sepse po iu kufizon jetën njerëzve” ka thënë Ramush Haradinaj./Indeksonline/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni