Kreu Ekonomi Hoti për marrëveshjen që nënshkroi sot me ShBA-të: do te mbeshteten bizneset kosovare me kaq para!

Hoti për marrëveshjen që nënshkroi sot me ShBA-të: do te mbeshteten bizneset kosovare me kaq para!

nga Flamur Berisha

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e nënshkruar sot me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrjedh nga marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020.

“Marrëveshjen që sot e kemi nënshkruar me Shetet e Bashkuar të Amerikës, derivon nga marrëveshja e 4 shtatorit. Gjithë ata që e kanë kritikuar këtë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, tash po i shohin përfitimet që i kemi na kjo marrëveshje, duke filluar nga pika kufitare në Merdare ku janë thjeshtësuar procedurat dhe është intgruar pika kufitare atje”, u shpreh ai.

Hoti shtoi se kjo marrëveshje siguron financim për bizneset kosovare dhe projektet që janë pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit.

“Unë besoj që është një arritje e madhe për shtetit e Kosovës nënshkrimi i kësaj mrrëveshje”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë shtoi se sfidë për qeverinë sivjet ka qenë menaxhimi i pandemisë.

Më 31 dhjetor, kryeministri Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett nënshkruan një Marrëveshje të re për nxitjen e investimeve (IIA) që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të Amerikës, për të sjellur gamën e plotë të saj të prodhimeve financiare në Kosovë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni