Kreu Ekonomi Hoti: të mërkuren do të fillojnë masat e reja per biznese!

Hoti: të mërkuren do të fillojnë masat e reja per biznese!

nga Flamur Berisha

Komuniteti i biznesit kërkon që Kuvendi të mos shpërndahet para miratimit të buxhetit 2021 Sot zhvillova një takim virtual me komunitetin e biznesit në vend, të cilët i informova në hollësi me masat e reja anti Covid-19, që pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor 2020.

Komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja anti Covid-19 dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021. I sigurova ata se jam në komunikim të vazhdueshëm me grupet parlamentare dhe se po angazhohem maksimalisht që përbërja aktuale e Kuvendit të miratoj buxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin.

U pajtuam se buxheti është parakusht për krijim e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje ndaj bizneseve të prekura nga pandemia Covid -19.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni