Kreu Ekonomi Hoti thotë se është ndarë fondi për këtë kategori!

Hoti thotë se është ndarë fondi për këtë kategori!

nga Flamur Berisha

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti tha se kanë ndarë fondin për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se ende nuk ka ndonjë shifër të saktë të shumës, pasi njëherë duhet bërë vlerësimi i dëmeve nga ana e komunave.

Tutje, ai tha që kanë marr vendim për ndarjen e 6.5 milionë euro për bizneset individuale dhe rritje të pensioneve.

Po ashtu, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka folur edhe për sondazhet në medie.

“Mos i shihni sondazhet, vendimi i qytetarëve do të shihet më 14 shkurt. Nuk është një like në Facebook. Jemi të organizuar dhe do të dalim fitues në këto zgjedhje.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se kanë arritur që të zgjidhin problemet e komunës në infrastrukturë.

Ai ka thënë se ia kanë paraqitur Qeverisë shumën e dëmeve të cilat janë shkaktuar nga vërshimet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni