Kreu Ekonomi Hoti thote se jane rritur te hyrat ne dogane dhe ATK. Kurse ATK-ja e thote te kunderten!

Hoti thote se jane rritur te hyrat ne dogane dhe ATK. Kurse ATK-ja e thote te kunderten!

nga Flamur Berisha

Deklarimet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti se ekonomia e Kosovës po kthehet në normalitete nga pandemia, bien ndesh me të dhënat zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Më 30 janar, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se ekonomia e Kosovës “po i kthehet normalitetit” dhe se “qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm”. Ai shtoi se të hyrat nga Administrata Tatimore e Kosovës në janar, 2021 janë të ngjashme me janarin e vitit 2020.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Favdullah.hoti%2Fposts%2F4035821913145799&width=500&show_text=true&height=256&appId

Por, nga të dhënat që ATK-ja i ka dërguar Radios Evropa e Lirë nuk figuron se të hyrat janë të ngjashme.

Sipas këtyre të dhënave të ATK-së, në janar te vitit 2020 qarkullimi i bizneseve ka qenë 815,402,903 euro, ndërsa në janar 2021 ka qenë 363,625,827 euro, që i bie 451,777,076 më pak.

Ndërkaq, për të hyrat nga Doganat e Kosovës, Hoti ka thënë se në janar 2021 janë 11 për qind më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni