Kreu Ekonomi Hyrja ne Prishtine me pagesë? Pergjigjet Kryetari i ri i Prishtinës

Hyrja ne Prishtine me pagesë? Pergjigjet Kryetari i ri i Prishtinës

nga Flamur Berisha

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se hyrja në Prishtinë nuk do të bëhet me pagesë.

Rama tha se për banorët rezidentë do të ketë parking të rezervuar, ndërsa për vizitorë do të behet me pagesë.

“Nuk mendoj që duhet me u bë me pagesë për me hy në Prishtinë”, ka thënë Rama në Klan Kosova.

Komuna e Prishtinës kishte planifikuar që në nëntor të vitit të kaluar të merrej një vendim i tillë, ku të gjithë qytetarët që vijnë me automjetet nga vendet e tjera të paguajnë në hyrje të Prishtinës.

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte menduar që përmes projektit në të cilin parashihet të ndërtohen edhe unazat, parashihet edhe zgjidhja e problemit të trafikut të ngarkuar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni