Kreu Ekonomi I dyshuari që posedonte 600 mijë euro kesh i deklaroi vetëm 600 euro në bankë

I dyshuari që posedonte 600 mijë euro kesh i deklaroi vetëm 600 euro në bankë

nga Flamur Berisha

Drejtori i pagesave direkte në Agjencionin e Zhvillimit të Bujqësisë. Luan Statovci i cili dyshohet se kishte rreth 600 mijë euro kesh i kishte të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsion vetëm 600 euro.

Statovci sipas dosjes së Prokurorisë në rastin “Subvencionet” ishte dëgjuar duke thënë se ka në posedim shumën e parave në vlerë rreth 600 mijë euro.

Një pjesë e këtyre parave sipas prokurorisë ishin gjetur në shtëpinë e vëllait të tij Salih Statovcit në Batllavë të Podujevës.

Atje ishin sekuestruar 406 mijë euro dhe mjete të tjera në valuta të ndryshme.

Statovci në Agjencinë Kundër Korrupsion kishte deklaruar se kishte para të gatshme në bankë vetëm 594 euro.

Përpos parave të gatshme Statovci kishte deklaruar se së bashku më familjen e tij kanë mbi 12 mijë euro borxhe ndaj bankave në Kosovë. Ai ka deklaruar se posedon edhe dy shtëpi në vlerë 300 mijë euro dhe një tokë.

Luan Statovci është personi më i përmendur në dosjen e Prokurorisë, madje në zyrën e tij ishin vendosur përgjues të cilët  janë shfrytëzuar për mbledhjen e provave./Kallxo.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni