Kreu Ekonomi I prezantohet si inspektor dhe ia merr 400 euro një gruaje në Kamenicë

I prezantohet si inspektor dhe ia merr 400 euro një gruaje në Kamenicë

nga Flamur Berisha

Një burrë është prezantuar rrejshëm si inspektor në një biznes të Rrogoqicës së Kamenicës duke i thënë se nëse nuk ia jep 400 euro mund ta dënojë 11,000 euro.

Kjo për shkak se gruaja ishte shtetase e Shqipërisë dhe i kishte thënë se duhet t’ia jep 400 eurot në këmbim të rregullimit të dokumentacionit, njofton Klan Kosova.

Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni