Kreu Ekonomi IKSHPK: Nese rriten rastet me virus, keto biznese do te mbyllen!

IKSHPK: Nese rriten rastet me virus, keto biznese do te mbyllen!

nga Flamur Berisha

Në mbledhjen e Komitetit për vlerësim të situatës epidemiologjike, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani ka treguar se ka rritje të rasteve me COVID-19 për 26.8 për qind ndërsa mesatarja e vdekshmërisë ka rritje mbi 23 për qind.

Ramadani derisa ka deklaruar se duhet të vazhdohet me masat rigoroze për parandalimin e përhapjes së virusit korona, ka theksuar se do të ketë ndërprerje të disa aktiviteteve.

“Numri i rasteve pozitive dhe vdekshmërisë vazhdon të jetë në rritje dhe brengosëse për shkak të mosrespektimit të masave. Duhet të vazhdojmë masat rigoroze dhe të ketë ndërprerje të aktiviteteve, me kufizimeve të tubimeve të atyre fetare, shkollore gastronomive. Duke pasur shfaqjen e varianteve të reja po presin ardhjen e reagenteve për testim të të gjitha varianteve. Apelojmë të qëndroni në shtëpi si edhe të ketë ndalim rigoroz të tubimeve”, tha Ramadani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni