Kreu Financa Informacion më rëndesi për qytetar rreth tarifave të reja të rrymes. (Dokument)

Informacion më rëndesi për qytetar rreth tarifave të reja të rrymes. (Dokument)

nga Kontabilisti

Zyra e Rregullatorit të Energjisë njofton se gjatë ditës së martë do të bëjë shqyrtimin e propozimit të tarifave për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Sipas ZRRE-së, nga gjashtë pikat e takimit, do të bëjë shqyrtimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO.

“Ju njoftojmë se ditën e martë, datë 08.02.2022, ora 11:00, do të mbahet seanca e katërt (IV) e Bordit të ZRRE-së, sipas këtij rendi dite: Miratimi i Rendit të Ditës; Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme; Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022; Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022; Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) për vitin relevant tarifor 2022; dhe të tjera”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu në një konferencë për media ka thënë se do të ketë vendosje të tarifave të reja.

“Për sa i përket raporteve, sot do t’i publikojmë. Ndryshimi esencial është se ne kemi marr për bazë edhe kostot aktuale të muajit janar. Në vlerësimin e para ka qenë parashikim për muajin janar. Kemi diferencë të madhe në atë që kemi parashikuar dhe në atë të realizuara, ku në realitet kostot e muajit janar kanë qenë më të mëdha. Gjatë mbledhjes së ardhshme do të diskutohen, realisht do të miratohen tarifat edhe për furnizuesit edhe për OSSH-në dhe për OST-në”, ka njoftuar Fejzullahu.

Në lidhje me shtrenjtimin e tarifave të rrymës, komente në ZRRE kanë dërguar Presidenca e Kosovës, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kujtojmë se ZRRE-ja në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600kWh energji elektrike në muaj. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni