Kreu Ekonomi Ja kur do të bëhët subvencionimi i mjeteve të trustit për qytetarët!

Ja kur do të bëhët subvencionimi i mjeteve të trustit për qytetarët!

nga Flamur Berisha

Rimbursimi i mjeteve për qytetarët që tërheqin para nga fondi i kursimeve pensionale sipas ligjit, parashihet të nis në vitin 2023.

Kjo është bërë e ditur nga, drejtori i Fondit të kursimeve pensionale, Adrian Zalli, gjatë shqyrtimit të kërkesës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021, në Komisionin për buxhet dhe Transfere ku u diskutua raporti për vitin 2019 i Agjencisë kundër korrupsion dhe RTK-së.

Taksa është miratuar në Komision.

Zalli tutje tha se parashohin që të kenë taksë të njëjtë me atë të vitit paraprak

“Sa i përket taksës operacionale kemi paraparë që ta mbajmë të njëjtën,” tha ai.

Ndërsa, Ruzhdi Morina, po ashtu nga Fondi i kursimeve pensionale tha se nëse ka tepricë të mjeteve ato do të kthehen te kontribuuesit.

“Në rast se do kemi tepricë të mjeteve ato do kthehen te kontribuuesi, kurse nëse kemi mungesa do i drejtohemi Kuvendit. Për vitin e ardhshëm fondi nuk ka paraparë ndryshim nga 0.065 për qind e mjeteve njësoj si këtë vit. Për taksën incestive kemi paraparë një ulje simbolike prej 0.032 për qind, pra 250 mijë euro më pak se në vitin paraprak,” tha ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni