Kreu Ekonomi Ja kur do te votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë

Ja kur do te votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë

nga Flamur Berisha

Komisioni për Legjislacion sot në rend të ditës do ta ketë shqyrtimin dhe votimin e raportit e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në fillim të javës, ka bërë të ditur se kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për ditën e premte për të kaluar në lexim të dytë këtë Projektligj.

Më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Nëse Projektligji siguron votat e nevojshme në seancë, kryetarja e Kuvendit e nënshkruan dhe e dërgon tek Presidenti për shpallje. Ndërkaq, Presidenti ka afat tetë ditë për ta shpallur ose për ta kthyer atë për rishqyrtim në Kuvend.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni


Get kontabilisti chat group | Goto kontabilisti website