Kreu Financa Ja kur pritet të ekzekutohen 100 eurot e qeverisë në llogarite bankare të punetoreve

Ja kur pritet të ekzekutohen 100 eurot e qeverisë në llogarite bankare të punetoreve

nga Kontabilisti

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore Shkurt 2022 pagesat pritet te behen ne fund te muajit Prill 2022 ose me se largu ne javen e pare te muajit Maj 2022

Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni