Kreu Ekonomi Ja sa do të fitojne bizneset sipas pakos se re të propozuar nga Oda Ekonomike për Ministrinë e Financave

Ja sa do të fitojne bizneset sipas pakos se re të propozuar nga Oda Ekonomike për Ministrinë e Financave

nga Flamur Berisha

Oda Ekonomike e Kosovës përmes një letre dërguar ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi i kanë propozuar hapat që duhet të ndërrmiren për hartimin e Pakos për Rimëkëmbjes Ekonomike.

Letra propozuese:

Fillimisht, dëshiroj të ju falenderoj për bashkëpunimin dhe këmbimin e mendimeve konstruktive, për t’i ndihmuar sektorit privat, në një periudhë shumë të vështirë, si pasojë e pandemisë COVID-19. Presioni pozitiv i komunitetit të biznesit dhe angazhimi institucional kanë një qëllim të përbashkët: ruajtjen e vendeve të punës dhe përkrahjen e biznesit për përballim sa më të lehtë të dëmeve të shkaktuara si pasojë e pandemisë, COVID-19.

Për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin, për të pëmbushur qëllimin e lartëcekur, Oda Ekonomike e Kosovës, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të komunitetit të biznesit, me një rrjet prej 15,000 anëtarëve, të organizuar në 30 shoqata të sektorëve dhe në 7 njësi rajonale, ka përgaditur draftin e I-rë të propozimeve për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Propozimet janë të kategorizuara në 4 fusha të cilat, sipas vlerësimeve tona, duhet të përfshihen në Pakon e Rimëkëmbjes.

Likuiditeti– Në periudhën e mbetur të këtij viti dhe në vitin 2021, të alokohen së paku 200 milionë euro, përmes Fondit për Garanci Kreditore. Kjo krijon një potencial për 600 milionë euro kredidhënie, me norma të ulëta të interesit dhe “greis” periudhë për fillimin e kthimit të kredisë, deri 1 vit, nga data e miratimit të kredive;– Në periudhën e mbetur të këtij viti dhe në vitin 2021, të alokohen 100 milionë grante, që do të dedikohen, për investime në pajisje të reja, trajnim dhe ri-trajnim të stafit, çertifikim, dhe skemë për përkrahje të punësimeve të reja (deri 10,000 euro për një vend të ri të punës);
– Pagesë të pjesshme të kostove të energjisë elektrike apo investimeve në efiçiencë të energjisë;
– Subvencionim të pagave (në vlerën 170 euro), për sektorët me rënie të dukshme të qarkullimit, së paku deri me 31 Gusht 2020;
– Kompenzim të qirave (50% të vlerës së kontratës), së paku deri me 31 Gusht 2020.2) Aftësia konkurruese dhe integrimi në zingjiret globale të furnizimit– Grante për përgaditje të firmave për eksport: Deri 20,000 euro për kompani, të dedikuara për: ri-trajnim të stafit, implementim të masave mbrojtëse dhe standardeve të sigurisë dhe shëndetit për COV-19; implementim të standardeve ndërkombëtare dhe kritereve për eksport , promovim të kompanive dhe produkteve;

– Kredidhënie me 1% – 2% interes, për rritje të kapacitetit eksportues të sektori: i drurit, metaleve, plastikës, ushqimit dhe ICT-së;

– Pagesë të pjesshme të kostove të energjisë elektrike apo investimeve në efiçiencë të energjisë.3) Dixhitalizimi– Alokim të granteve për transformimin dixhital të e kompanive dhe krijimin e platforormave për E-Commerce – deri 10,000 euro për kompani.4) Masat e lehtësirave tatimore dhe atyre jo-financiare– “Pushime tatimore” deri në 5 vjet, varësisht nga vlera e investimeve, për investime të reja, përfshirë investimet e jashtme;

Ju gjithashtu mund të pëlqeni