Kreu Financa Ja si do te perdoren 6 milion eurot e ndara nga qeveria per femijet 0-6 vjet

Ja si do te perdoren 6 milion eurot e ndara nga qeveria per femijet 0-6 vjet

nga Kontabilisti

Shumë e lumtur që përfunduam me sukses Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili u votua sot në mbledhjen e Qeverisë. Përmes këtij projektligji do të rregullojmë për më të vegjlit tanë, ofrimin e edukimit në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën 6 vjeçare. Ndër të tjera, ky projektligj do të përfshijë:

Koordinim ndërsektorial

Edukim në familje

Ushqyeshmëri, Krijim të menyve ushqimore

Sigurim e rregullim të materialit didaktik

Monitorim të punës edukative

Aftësim i dadove

Nga viti shkollor 2023-2024 Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar.Me miratimin e këtij projektligji shënojmë edhe një hap drejtë zhvillimit të përgjithshëm të sistemit edukativ e arsimor, social e ekonomik. Investimi në fëmijërinë e hershme garanton të neserme më të sigurt për fëmijët, familjet dhe gjithë vendin./Arberia Nagavci

Ju gjithashtu mund të pëlqeni