Kreu Ekonomi Jemi biznes që merremi me transport të nxënësve. Faturimet a duhet te behen me TVSH apo pa TVSH?

Jemi biznes që merremi me transport të nxënësve. Faturimet a duhet te behen me TVSH apo pa TVSH?

nga Flamur Berisha

Sipas nën-paragrafit 1.20 (1) të nenit 27 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, furnizimi i shërbimeve të transportit publik është i liruar prej TVSH-së nëse çmimet e tyre janë të përcaktuara nga autoriteti kompetent shtetëror, citojmë:

“1.20. furnizimi i shërbimeve të transportit publik të udhëtarëve dhe bagazhit të tyre, me çmime të rregulluara nga autoriteti kompetent shtetëror.”

Në rast se ju jeni duke faturuar pa TVSH siç është përcaktuar në këtë nën-paragraf, nuk do të keni të drejtën e njohjes së TVSH-së se zbritshme sepse konsiderohen furnizime të liruara prej TVSH-së pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së se zbritshme.

Në rast se jeni duke faturuar me TVSH për shkak se çmimet e juaja janë të aplikuara sipas vlerës së tregut dhe nuk janë të caktuara nga ndonjë autoritet shtetëror, atëherë ju për blerjet të cilat i keni me TVSH do të keni të drejtë të njiheni TVSH-në e zbritshme, ashtu siç është përcaktuar me nenin 36 të ligjit për TVSH.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni