Kreu Ekonomi Ka filluar ekzekutimi i 4.5 milionë eurove për 15 mijë të vetëpunësuar

Ka filluar ekzekutimi i 4.5 milionë eurove për 15 mijë të vetëpunësuar

nga Flamur Berisha

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrat Bajrami e Nitaj, kanë njoftuar se dje janë ekzekutuar 4.5 milionë euro për 15 mijë të vetëpunësuar, nga 21 mijë sa janë gjithsej.

Hoti, në konferencën për media, ka thënë se pagesa për pjesën tjetër (rreth dy milionë euro) do të bëhet pas përditësimit të xhirollogarive dhe të dhënave në në sistemin e ATK-së, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka thënë në kuadër të zbatimit të pakove ekonomike që përfshijnë buxhetin e vitit 2021, janë duke vazhduar edhe për kategori të tjera.

Ai ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të bëhet pagesa për subvencionet në bujqësi në vlerë prej 12 milionë euro.

“Ne jemi duke i realizuar të gjitha masat për rimëkëmbje ekonomike. Kemi përfundu me pakon e parë të masave të vitit 2020, jo me slogane. Tani kemi filluar ekzekutimin e pakos së dytë. Kem filluar me pensionet pastaj me dyfishimin e asistencës sociale. Javën tjetër fillojmë subvencionet në bujqësi në vlerë prej 12 milionë euro. Presim që të përgatitën kriteret për ndihëm për Gastronominë që është prekur drejtpërdrejt nga virusi”, tha ai.

Hoti ka folur edhe për trendin e të hyrave në muajin e parë të këti viti, ku ka thënë se janë të njëjta me janarin e vitit 2020.

“Trendi i të hyrave në janar të këtij viti është njësoj si ai i të hyrave në vitin 2020. Për ne është e qartë se masat e rimëkëmbjen ekonomike që kemi marrë në vitin 2020 gradualisht po e kalojmë fazën kritike”, tha Hoti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni