Kreu Ekonomi Kadaj-Bujupi: 170 eurot e punëtorëve të paguhen para festës së Kurban Bajramit

Kadaj-Bujupi: 170 eurot e punëtorëve të paguhen para festës së Kurban Bajramit

nga Flamur Berisha

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se 170 eurot e punëtorëve të premtuar nga Qeveria e Kosovës, të paguhen para festës së Kurban Bajramit. Ajo me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se, gjendja është e rëndë dhe se Qeveria dhe Kuvendi duhet ta marrin rolin që i’u takon në lehtësimin e kësaj gjendjeje. Apeloj tek të gjitha Komisionet përkatëse të kryejnë sa më shpejt punën e tyre rreth buxhetit dhe Kryesia e Kuvendit sa më parë të thërrasë seancën në të cilën votohet rishikimi buxhetit. Ekzekutimi i mjeteve të mbetura nga Pakoja Emergjente duhet të bëhet para festës së Bajramit. Gjendja është e rëndë, Qeveria dhe Kuvendi duhet ta marrin rolin që i’u takon në lehtësimin e kësaj gjendjeje”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Qeveria e kaluar e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti kishte miratuar Pakon Emergjente Fiskale për të mbështetur bizneset dhe individët të cilët kanë hasur vështirësi gjatë pandemisë COVID-19. Në këtë Pako është paraparë që punëtorët të përfitojnë nga 170 euro për dy muaj, përkatësisht prill dhe maj. Deri më tani, edhe pas krijimit të qeverisë së re, shumë biznese dhe punëtorë ende nuk i kanë marr pagesat e premtuara.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni