Kreu Ekonomi Kalon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike në komisionin për Buxhet dhe Transfere

Kalon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike në komisionin për Buxhet dhe Transfere

nga Flamur Berisha

Në komisionin për Buxhet dhe Transfere, ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Express

Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK’ja.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni