Kreu Financa Kanë mbetur më pak se 10 ditë afat për të përfituar nga subvencionimi i puntoreve. Apliko ketu!

Kanë mbetur më pak se 10 ditë afat për të përfituar nga subvencionimi i puntoreve. Apliko ketu!

nga Flamur Berisha

Për çdo të punësuar që deklarohet në ATK, e që nuk ka qenë i deklaruar para periudhës tatimore korrik 2021, mund të përfitojnë mbështetje edhe punëdhënësi, edhe punëtori.

Punëdhësi përfiton mbështetje prej 10% të pagës së punëtorit të deklaruar (për të paguar kontributet pensionale të punëtorit), çdo muaj deri në qershor 2022.

Ndërsa punëtori përfiton mbështetje prej 50 euro/muaj për 3 muaj radhazi.

Për të përfituar punëdhënësi, duhet të deklarojë punëtorin në deklaratën mujore në platformën EDI në ATK, dhe pastaj të plotësojë “Kërkesën për Subvencionim” në platformën EDI. Pagesa e subvencionimit bëhet çdo muaj në llogarinë e biznesit, dhe mund të deklarohen deri në 30 punëtorë.

Për të përfituar punëtori, pasi të jetë deklaruar nga punëdhënësi në EDI, duhet të plotësojë formularin në vijim me nr personal dhe të dhënat tjera, dhe të zgjedhë opsionin “Masa 1.2”:https://apps.atk-ks.org/Subvencionim Pagesa e subvencionit bëhet në fund të muajit, për 3 muaj radhazi.

Kjo është një mundësi e mirë për bizneset që të formalizojnë të punësuarit, meqenëse kontributet pensionale deri në mesin e vitit të ardhshëm ua paguan shteti. Kurse në anën tjetër, të punësuarit përveç bonusit që marrin, do të përfitojnë edhe nga pagesa e kontributeve pensionale, dhe shumë përparësi tjera që mundëson një vend pune i deklaruar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni