Kreu Ekonomi Kaq është shuma qe do ta marrin secili biznes qe mbeshtetet nga Qeveria e Kosoves

Kaq është shuma qe do ta marrin secili biznes qe mbeshtetet nga Qeveria e Kosoves

nga Flamur Berisha

– Subvencionohet 50% e pagave te punetoreve;
– Subvencionohet 50% e shpenzimeve te qirase;
– Mjetet do te ndahen, ne fund te muajit Prill, ose me se largu ne fillim te muajit Maj.

Për subvencionim të pagës së punëtorëve, mund të aplikoj punëdhënësi, nëse është:
– Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë;
– Biznes me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi;
– Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur;
– Biznes me aktivitet fitnese dhe palestra; dhe o Biznes me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve.

Ndërsa, për subvencionim të qirasë mund të aplikoj Qiramarrësi, nëse është:
– Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; dhe
– Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur.Personat të cilët do të përfitojnë sipas këtyre masave, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 𝟏𝟏 𝐌𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟏.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni