Kreu Biznes Kaq persona në botë kanë nga 100 miliard euro në gjep!

Kaq persona në botë kanë nga 100 miliard euro në gjep!

nga Flamur Berisha

Një nga klubet më ekskluzive të botës sapo ka një anëtar të ri, me një aspirant të dytë që “ka trokitur” në derë.

Sipas medieve të të huaja, përcjell Telegrafi, Steve Ballmer, ish-shefi ekzekutiv i Microsoft Corp., ka një vlerë neto prej më shumë se 100 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e nëntë në botë që arrin atë vlerë.

Ndërkohë, themeluesi i Oracle Corp Larry Ellison nuk arriti të bëhej i dhjeti, duke përfunduar të mërkurën me një pasuri prej 98.6 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Ballmer, 65 vjeç, i cili dha dorëheqjen si CEO i Microsoft në vitin 2014 dhe tani zotëron Los Angeles Clippers të NBA, ka parë pasurinë e tij të rritet me 20.1 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa Ellison ka shtuar 18.9 miliardë dollarë në pasurinë e tij.

Dhe së bashku, nëntë anëtarët e klubit – së bashku me Ellison – kanë shtuar rreth 245 miliardë dollarë në pasuritë e tyre që nga fillimi i vitit dhe tani janë me vlerë totale prej 1.36 trilionë dollarësh.

Përveç që janë kryesisht shefa të teknologjisë, grupi është gjithashtu kryesisht amerikan, me përjashtim të vetëm manjatin francez të mallrave luksoze Bernard Arnault. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni