Kreu Ekonomi Keni nderprerje te rrymes? Shiko leht ketu se sa zgjasin reduktimet (Harta)

Keni nderprerje te rrymes? Shiko leht ketu se sa zgjasin reduktimet (Harta)

nga Kontabilisti

Kompania kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka publikuar një hartë në të cilën mund t’i shihni kufizimet e energjisë elektrike, në komunat e vendit.

Kufizimet sipas KEDS-it do të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në kohë të ndryshme gjatë ditës.

“Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, kufizimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS ka treguar se si mund të shihni se kur do të ketë reduktime në qytetin apo fshatin që jetoni.

“Së pari zgjidhni distriktin tuaj, p.sh Mitrovicë (DMI) dhe shënoni shifrën e konsumatorit, të cilën mund ta gjeni në faturën tuaj. Më pas harta do të shfaqë orarin e kufizimeve për atë zone.”

Për të parë hartën duhet të klikoni në këtë link: https://outage.keds-energy.com…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni