Kreu Ekonomi Kërkohet asistent i Kontabilitetit me përvojë mesatare te punës!

Kërkohet asistent i Kontabilitetit me përvojë mesatare te punës!

nga Flamur Berisha

Në pajtim me Ligjin e Punës Nr.03/L-212 i shpallur në Gazetën Zyrtare me datë 01.12.2010 90/10, Fabrika konditorike “Liri” me seli në Prizren, me datë 06.02.2021, shpallë këtë:

KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE

            • Asistent i kontabilistit.

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar fakulteti ekonomik.
  • Përvoja e punës konsiderohet perparsi.
  • Certifikata e SCAAK konsiderohet përparsi.
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm të punoj në grup.

Detyrat e punës

  • Regjistron transaksionet ditore në sistemin e kontabilitetit
  • Ndihmon në përpunimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të brendshme;
  • Pregatitjen e listave mujore, për punëtoret për pagesat e tyre;
  • Regjistrimin e transaksioneve nga ekstraktet e bankës, menaxhimi i pagesave më arkë;
  • Prezentimi i biznesit nëse kërkohët nga kompania;
  • Punë të tjera në lëminë Financave dhe të kontabilitetit më interes për kompaninë.

Ne ofrojmë:
Kontratë pune sipas Ligjit të Punës dhe ligjeve në fuqi.

Stabilitet në punë. 

Për të aplikuar duhet të paraqiteni personalisht në zyret  tona, të cilat gjenden në Prizren në rrugën “Ukë Bytyqi”,Pn,, ku do t’i nënshtroheni një interviste të shkurtër dhe do të plotësoni aplikacionin e punës,ose dergoni CV ne email administrata@liriprizren.com

Mund të aplikoni nga data:  06.02.2021,  deri me 19.02.2021

Ju gjithashtu mund të pëlqeni